SHBA

Hilaria dhe Alec Boldwin kanë katër fëmijë. Çdo shtatzëni dhe detajet rreth saj i ka ndarë me ndjekësit në Instagram. Edhe kësaj radhe përmes një fotografie ku shfaqet me të brendshme Hilaria dhe një lajm aspak të mirë duke treguar se po përballet me humbjen e fëmijës së pestë.

Hilari
Hilari

“Unë dua të ndaj me ju lajmin se po përjetoj një abort. I kam premtuar vetes, se në qoftë se do të mbetesha sërish shtatzënë, do ta ndaja lajmin me ju, shumë herët, edhe nëse kjo do të thotë se jam duke kaluar nëpër faza të vështira. Unë kam qenë gjithmonë e hapur me ju, kur është fjala për familjen time, ushtrimet në palestër, shtatzëni, kështu që këtë nuk do ta fsheh nga ju, vetëm për shkak se nuk është gjë pozitive”- shkruan bashkëshortja e aktorit të njohur në Instagram.

“Po presim, por është e vështirë. Ka shumë pasiguri, por ka shanse të vogla që kjo shtatzëni të ketë sukses, por jam i sigurt se familja ime dhe unë do ta kapërcejmë këtë, megjithëse mund të jetë e vështirë. I jam mirënjohëse bashkëshortit dhe katër fëmijëve të mi të shëndetshëm, miqve të mi, familjes sime.”- vijoi më tej statusin e saj.

Hillary dhe Alec janë prindërit të Carmen (5) dhe të djemve, Rafael (3), Leonard (2) dhe Romeo 10-muajsh. Çifti filloi marrëdhëniet në vitin 2011 dhe ata u martuan në vitin 2012.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb