Para disa muajsh ish deputeti i njohur shqiptar Dritan Prifti u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të keqe. Herë pas here fëmijët e tij dhe bashkëshortja e kujtojnë atë nëpërmjet fotove dhe dedikimeve të ndryshme që bëjnë në profilin e tyre.

Mirëpo dita e sotme është një ditë e veçantë për familjen Prifti. Si sot përpara 21 vitesh, ai dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre dhe këtë gjë e ka treguar gruaja e tij në profilin e vajzës së vogël.

Ajo ka publikuar një foto ku ish deputeti shfaqet i veshur dhëndër, ndërsa ajo e veshur nuse. Përmbi foto ka shkruar “25 maj 1997” duke e shoqëruar me dy zemra.

Siç dihet Dritan Prifti la pas edhe kater fëmijë, të cilët janë bërë shpesh pjesë e mediave pasi merren me modeling.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: