Akosua Puni Essien është gruaja e mesfushorit të njohur, Michael Essien dhe tashmë ajo është po aq e famshme sa bashkëshorti i saj në botën e futbollit sepse ka blerë klubin italian të divizionit të tretë, Calcio Como për shifrën e 237 mijë eurove, teksa ka premtuar se do të jenë në Serie B sa më shpejt që është e mundur. Akosua Puni Essien ka fituar ankandin për të blerë skuadrën nga Lega Pro, pasi klubi shpalli falimentimin në vitin 2016. Në fakt, ajo kishte të vetmin propozim formal në ankand, pas tre përpjekjeve të mëparshme për të shitur klubin, ku nuk kanë gjetur blerës. Pavarësisht se shpallën falimentimin, Como militon akoma në Lega pro Lega, Girone A, dhe janë në vendin e gjashtë, kështu që janë ende në garë për një vend në ‘Play-Off’ që i dërgon në Serie B.

“Znj Puni Essien dhe ekipi i saj janë të nderuar të jenë këtu dhe të bëhen pjesë e një klubi që mburret me 110 vjet të historisë. Premtimi i vërtetë dhe dëshira e pronarëve të rinj janë të rritet dhe të ndërtohet edhe sektori i të rinjve në ekipin e parë dhe duke u bërë një pjesë integrale e strukturës së këtij qyteti. Pronarët gjithashtu premtojnë që të krijojnë kushtet për të sjellë FC Comon në Serie B sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të zhvilluar talentet e saj për të mirë të aftësive të tyre ”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga klubi i Como-s.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb