PRISHTINE– Anita Muçaj-Haradinaj ka reaguar në lidhje me vendimin e autoriteteve franceze për lirimin me kusht të bashkëshortit të saj, Ramush Haradinaj.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Anita ka ironizuar edhe faktin që asnjë pjesëtar i qeverisë së Kosovës, kryeministri dhe presidenti nuk kishin reaguar për lirimin e Haradinajt.

STATUSI I ANITËS:
“Nje Kryeminister me 72 dosje qe e mbajn peng, e nje president tugjare qe ka shku mu marr me shitblerje biletash per inaugurim te Presidentit Amerikan me siguri s’kane pas kohe ende me komentu vendimin e Gjykates per Ramushin!!! Koha do te flase per ju!!!! Ramush, duart t’i lidhin por forcen dhe vullnetin per ta bere Kosoven shtet kuptimplot s’mundet me ta lidh askush!!! S’kane mujt as atehere e as tash e as neser!!!!”, (sic) ka shkruar ajo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb