Kreu i KLP Gent Ibrahimi ka pritur në një takim prokuroren speciale të USKOK Tamar Laptosh, e cilësuar si një ndër më të mirat. Prokurorja e USKOK pritet të japë eksperiencën e saj në institucionet e reja të drejtësisë.

Kreu i KLP-së tha se drejtësia në vende të tjera si Kroacia është pikë referimi. Ai shpreh se SPAK duhet të ngrihet sipas standardeve ndërkombëtare. Nga ana e saj prokurorja Laptosh theksoi se SPAK duhet të jetë themeli i paanshmërisë e integritetit.

Laptosh, prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri.
Ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë. Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Laptosh tregoi se për të hetuar korrupsionin duhet së pari që të përzgjedhurit e SPAK-ut të kenë besueshmëri të lartë, të ketë koordinim mes Gjykatës kundër Korrupsionit dhe SPAK-ut si edhe të ketë vullnet.

Deri më tani kanë aplikuar vetëm 12 prokurorë për në SPAK, ndërsa prokuroria e posaçme duhet të ketë 15 prokurorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb