Emanuela, gruaja e Ilir Shaqirit në një deklaratë për Top Channel këtë mëngjes komentoi puthjen e famshme mes Ilirit dhe Arjolës në Big Brother.

Ajo u shpreh e prekur dhe e irrituar me komentet negative nga njerëzit, duke theksuar se ishte thjesht një puthje skenike dhe asgjë personale mes të dyve.

Aktorja shtoi se ajo vetë ka qenë aktore dhe se është përballur me shumë skena të tilla gjatë karrierës së saj.

“Unë vetë kam qenë aktore dhe se di sa burra kam puthur në skenë, vetëm komentet na vranë, komente të liga. Im shoq nuk puthi Arjolën, ishte puthje brenda skenës së një filmi, nuk ka vlerë personale për të”, tha Emanuela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: