Jeta private e zyrtarëve të lartë politik gjithmonë ka qenë interesante për publikun. Kush janë gratë e tyre, ku janë arsimuar, sa janë të suksesshëm, sa i përkrahin familjarët e tyre janë vetëm disa nga temat që shtjellohen. Historia e njërit prej tyre ka të bëjë me dashurinë e parë të ish-presidentit serb Boris Tadiç, e cila ka shkaktuar shumë vëmendje përtej kufijve të Serbisë dhe shpesh është bërë subjekt i shkrimeve.

Veselinka Zastavnikovic ishte një grua me super-inteligjencë, ambicioze, e bukur, tërheqëse, luftëtare e lirisë, revolucionare… Martesa e saj me Borisin zgjati 16 vite, dhe pas divorcit Veselinka i është dedikuar jetës shpirtërore. Ajo u bë një murgeshë dhe shërben në Patriarkanën e Pejës, me vendosmëri të madhe kështu duke shmangur gazetarët nga Serbia dhe e tërë bota, të cilët asnjëherë nuk kanë arritur të marrin ndonjë deklaratë nga ajo në lidhje me jetën e saj private.

Veselinka ka lindur në Osijek, dhe gjatë studimeve në Beograd u njoh me Borisin i cili ishte tre vite më i vogël se ajo. Ajo studionte gazetari kurse Boris psikologji. Përveç bukurisë dhe inteligjencës, ajo është dalluar edhe me qëndrimet e saj radikale dhe revolucionare, kështu që menjëherë hyri në udhëheqjen e lëvizjes studentore “Universiteti i kuq”, i cili ishte kundër qeverisë, transmeton gazetametro.

Nevenka Tadiç, nëna e Borisit e kundërshtoi ashpër lidhjen e djalit të saj me Veselinkan ngaqë familja e saj nuk ishin me shkollim të lartë si ajo Tadiç. Mirëpo çifti u martua përkundër gjithçka dhe jetuan në një dhomë të vogël me qira në rrugën “Koče” në Beograd. Borisi shiste gazeta në rrugë, kurse Veselinka shiste kukulla të bëra nga duart e saj. Pas diplomimit, Boris u punësua si profesor i psikologjisë në gjimnazin e parë në Beograd. Miqtë e tyre thonë se çifti kishin një martesë të lumtur.

Problemet në martesë dyshohet se nisën pas dallimeve në pikëpamjet politike, kur pas fillimit të viteve ‘90, Boris Tadiç dhe babai i tij themeluan Partinë Demokratike. Gjithashtu edhe presioni i nënës së tij Nevenkës, për të lindur një trashëgimtar ishte një problem tjetër që e shtyu çiftin drejt ndarjes.

Pas divorcit, Boris u martua me një inxhiniere ndërtimi me emrin Tanja me të cilën ka dy vajza, Masa dhe Vanja. Pas pesë viteve të ashtuquajtura “tundime”, në mes të tetorit të vitit 2007, Veselinka u bë një murgeshë me emrin shpirtërorë Irina.

I pyetur për vendimin e gruas së parë, Tadiç shkurtimisht u përgjigj “Ajo zgjodhi rrugën e saj dhe unë e respektoj atë. Ata që e njohin mirë e dinë se ajo me dëshirën e saj ka shkuar në manastir dhe i është kushtuar Perëndisë”. Në vizitën e tij në manastirin e Pejës, Tadiç nuk ishte takuar me ish-gruan e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: