Zjarri po shkrumbon nje banese ne fshatin Kolonjë, në Gjirokastër.

Gazetarja Brikena Metaj raporton per BalkanWeb se banesa e Luan Hoxhës ka marre flake si pasoje e shperthimit te bomboles se gazit ne furnelen e gatimit. Mësohet se e zonja e shtepise ishte duke gatuar teksa ka shpethyer bombola e gazit.

Menjehere eshte lajmeruar reparti zjarrfikëses ku po shkon ne vendngjarje per te eliminuar flaket nga pjesa tjeter e baneses apo objekteve ngjitur me te. Sipas informacioneve ka vetëm deme te shumta materiale.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, ka marrë flakë banesa e shtetasit L. H.
Nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: