SPANJË

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Valencia të Spanjës, ku një grua 24 vjeçe lindi një foshnjë me ngjyrë. Babai i djalit është gjithashtu i bardhë dhe në momentin që ka parë foshnjën, i ka kërkuar bashkëshortes shpjegime.

Bashkëshorti u shpreh: “Nuk jam racist, por gruaja me siguri më ka tradhtuar”, raporton “Daily Mail”. Mirëpo, ai shtoi se gruaja i kishte thënë se nuk e ka tradhtuar, por e kishte fajin ai, sepse “pi shumë kafe”. “Fajin e ka bashkëshorti, pasi ai pi shumë kafe”, ka argumentuar 24-vjeçarja.

Pas kësaj, burri deklaroi se e beson gruan e tij dhe se vazhdon ta dashurojë. Ai tha se heq dorë edhe nga bërja e një testi mbi babanë e fëmijës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb