ITALI – Një grua shtatzënë, nuk ka mund të mbërrijë në spital për të lindur foshnjën e saj, por e ka sjellë atë në jetë në taksinë që po e transportonte drejt Maternitetit.

Ngjarja ka ndodhur në zemër të Romës, në Itali, ndërsa heroi i ditës është taksisti, i cili ka rrëfyer për mediat italiane emocionet që ndjeu teksa ndihmoi gruan të sillte në jetë vajzën e saj.

“Ishte një emocion i papërshkrueshëm. Nuk më kishte ndodhur kurrë diçka e tillë në 15 vjet punë.”- u shpreh taksisti.

“Në fillim mora në makinë një burrë, i cili më tha të kalonim nga shtëpia e tij për të marrë të shoqen, e cila ishte duke lindur. Pasi mora zonjën u nisëm për në spital, por rrugës ndodhi e papritura. Dëgjova burrin që tha, fëmija është jashtë, dhe kur u ktheva pashë që foshnja kishte lindur. Menjëherë e kapa foshnjën, ndryshe do të kishte rënë në tokë. Ishim shumë pranë spitalit dhe kur mbërritëm mjekët u kujdesën për t’i prerë kordonin. Gruaja nuk u ankua aspak, praktikisht lindi në heshtje, ndërsa babai ishte shumë i emocionuar. ”- rrëfeu taksisti.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb