Historia e familjes Madani nga Dibra u trajtua në studion e emisionit “Me zemër të hapur”. Altin Madani rrëfen se në vitin 2012 u martua me bashkëshorten e tij pa dëshirën e babait të saj, pak kohë pasi e rrëmbeu ata u nisën të dy për në Gjermani. Arsyeja e emigrimit ishte frika nga një hasmëri që ai kishte në Shqipëri.

“Jemi njohur me një shikim. E kam parë në një lokal, ishte përballë duke blerë me ca kushërira të veta. Nuk e di cfarë më ndodhi kur e pashë, thjesht kam shkruar numrin në një copë letre dhe ia kam hedhur. Pas një jave më ka bërë një zile, por nuk e besoja kurrë që ishte ajo. Pastaj vazhduam të flasim, por kishim një problem të madh, sepse familja e saj ishte shumë fanatike. Dëshira e saj ishte të bëhej këngëtare, mua kjo gjë më pëlqente shumë.” tha ai në studion e emisionit ndërsa rrëfeu se si bashkë me bashkëshorten e tij emigruan drejt Gjermanisë nga Prishtinë.

Por ndërsa menduan se do të rifillonin një jetë të re, e të lumtur krah njëri tjetrit, fati iu rezervoi një tjetër kalvar vuajtjesh. Gjatë qëndrimit në Gjermani, erdhën në jetë 4 fëmijët, dhe teksa prisnin që të beheshin me dokumenta, në qershor të vitit 2019 i kanë kthyer mbrapsht. Kjo për ta ishte totalisht e papritur dhe të gjitha referencat që kanë tregojne se ata duhej të qendronin atje.

“Në komunë jetonin 120 nacionalitete, ne shqiptarët nuk na përfillnin fare. ërkova të lëviz. Më thanë të ishe në Këln do kishe marr pasaportën jo më letrat, po je në komunën më famë keqe, i vinte keq edhe për bashkëshorten time, e cila është diagnostikuar me depresion të rëndë, dhe ligji nuk i lejon të kthehen këta persona.

Më pas ne gjyq na thane që ju takon leja e punës dhe e integrimit, por komuna punonte kundër, thyente cdo gjë. Kam paguar për dy vjet privatisht kursin e gjuhës, dhe kur ia dërgova këtë komunës dhe u thash kam gjetur edhe dy kontrata pune, ata nuk i morën për bazë, i grisnin.
Kisha pranë komunës na ka ndihmuar shumë, drejtori i komisionit për peticionin na tha që ne meritojmë kartën e integritetit gjerman, plus nëna e katër fëmijëve të lindur këtu, dhe nëna me depresion fëmija i madh është në kushte jo të mira shëndetësore, gjithashtu edhe fëmija e tretë ka probleme me shikimin. Por sërish nga komuna thanë se nuk janë dakord.

Bashkëshortja e tij ka patur probleme serioze shëndetësore dhe ka lënë takime me mjekët të cilet po ndiqnin situatën e saj. Kthimi ishte jo vetëm shokues, por edhe kontradiktor me gjithcka u kanë thënë institucionet atje. Ata bëjnë apel për ndihmë që të rikthehen në Gjermani pasi jeta këtu është e pasigurt.
Nga studio e emisionit ajo mundi të thotë vetëm pak fjalë: Për mua ky është fundi. Pas shumë vuajtjesh sërish jemi në vuajtje. Doja të vijoja jetën jo të kthehesha sërish këtu.” tha ajo, ndërsa u largua e përlotur.

Altini thotë se për shkak të pasigurisë për jetën, si pasojë e hasmërisë, është detyruar të shkojë për të jetuar në një fshat në kufi me Maqedoninë. Gjendja ekonomike është e vështirë gruaja nuk vijon dot mjekimin e saj, gjithashtu edhe fëmijët duan ndihmën e mjekut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb