FIER- Një 43-vjecare në Fier ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor-Seman, teksa gruaja me inicialet L.K është vetëhelmuar dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë 43-vejcaren t’i japë fund jetës.

“Më datë 14.10.2018, në fshatin Sektor-Seman, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasja L.K., vjeçe 43, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim”- thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: