U është grabitur shpirti, u ka humbur shpresa. Kjo nënë nuk mund të ushqeje dot familjen e saj. Realiteti i kësaj gruaje është tronditës.

“Ju lutem shumë më ndihmoni se jam në një katastrofë të vërtetë. Jam në një tmerr, në një ferr që nuk jetohet. Jam nisur disa herë për në lumë, më kanë kthyer disa herë…”

Në fshatin Kallm të vogël në Fier, Entela Buzi, nënë e dy adoleshenteve pergjerohet për pak miell e ndonje pako me makarona.

Të uritur fëmijët e Enteles dalin dhe lypin për ushqime tek fqinjët

“Jemi pa bukë, kalamajtë shkojnë në shkollë pa lekë dhe pa bukë. Ikin pa ngrënë. Nuk kemi as bukë asgjë, vijnë pas shkolle më kërkonin bukë, nuk kam u thashë. Djali shkoi të gjente ndonjë gjë nga lagjia. Ju lutem më dërgoni të paktën ndonjë thes miell, ndonjë makaronë apo vaj. Ju lutem një thes miell kërkoj tu gatuaj fëmijëve”

Familja jeton në këtë dhomë që e quajne shtëpi. Ajo është  krejtesisht e rrënuar. Catia qe nuk e mban dot peshën e kohës. Ndersa muret janë mbuluar me plasaritje dhe njolla lagështie.

“Dalim jashtë lëkundet shtëpia, 17 vjet kam në këtë gjendje”

Të ndodhur në këto kushte, djali i shtëpisë, vetëm 16 vjec, detyrohet që edhe pse i sëmur me astmë, për disa muaj të mbledhi zhaba bashkë me të atin per te siguruar ca qindarka. Vajza e shtëpisë, mes lotësh, tregon se në shkollë shkon mirë por thote se nuk e ka njohur kurre shijen e gëzimit. “Nuk besoj se do të ketë ndryshim për ne” thotë vajza adoleshente.

Edhe pse kanë në pronësi një sipërfaqe toke, ata nuk arrijtë dot ta punojnë pasi janë të sëmurë, e për më tepër nuk kanë asnjë mundësi financiare.Të vetmen shpresë për një të ardhme më të mirë ata e shohin tek zemërgjerësia e atyre që kanë mundësi, ti ndihmojnë të paktën me një strehë dhe pak ushqime.

*Familjen Buzi mund ta kontaktoni për ta ndihmuar në këtë numër telefoni: 069 88 79 151

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: