GJIROKASTËR

Një grua ka mbetur e plagosur nga djali i saj në Këlcyrë. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Gjirokastrës, rreth orës 21:10, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasia F. L., rreth 63 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi djali i saj shtetasi F. L. 29 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) e ka dëmtuar në kokë me mjete mprehëse.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë shoqërimin e autorit për në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb