MEMALIAJ- Një e moshuar në Memaliaj i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në banesën e saj. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotëm, ndërsa shtetësja M.M, 72 vjeçe, e cila jetonte e vetme është gjetur e varur në dhomën e saj të gjumit.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTE
Më datë 14.03.2018, ora 10:15, në lagjen Nr.1, në qyetin Memaliaj, në dhomën e gjumit është gjetur e vetvarur shtetasja M.M, 72 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: