Shënohet një moment i pakëndshëm në një nga aktivitetet ku merrte pjesë kryeministri i vendit, Edi Rama. “BalkanWeb” mëson se një grua është shoqëruar në polici për prishjen e qetësisë së tij.

Burime policore konfirmojnë për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në datën 15 tetor në rrugën “Fuat Toptani” ku policët e komisariatit nr. 1 kanë marrë njoftim nga Garda e Republikës për të shoqëruar një grua që kishte prishur qetësinë e Ramës, e identifikaur si Teuta Baçi me orgjinë nga Dibra dhe banuese në Tiranë.

  • foto galeri

Pasi është shoqëruar zonja në fjalë ka deklaruar se po dilte nga puna e saj tek Kalaja e Tiranës kur ka dëgjuar kryeministrin të thoshte diçka që nuk e ka marrë vesh mirë dhe ka nisur të qeshte. Kaq ka mjaftuar që gardistët t’i afrohen e të përfundojë në komisariat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb