LEZHË- “Dëgjova të krisurat e xhamave dhe derës nga gurët që binin në shtëpi. Ulërita dhe mora në telefon menjëherë policinë”. Kështu rrëfen për “BalkanWeb” 53-vjeçarja Rita Puka, banore e Shëngjinit, e cila natën e kaluar ka parë tmerr me sy, kur persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e saj duke shkatërruar çdo gjë.

grabitje-en-lezhe

“Isha në gjumë në dhomë dhe dëgjova zhurma të forta rreth orës 00:50. U zgjova e shokuar dhe kam bërtitur për ndihmë. Nuk dola nga dhoma, vetëm kam njoftuar policinë. Ata pastaj kanë ikur, ndërsa policia ka ardhur menjëherë”, tregon Rita.

grabitje-ne-lezhe-3

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, duke marrë fillimisht dëshminë e të dëmtuarës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

grabitje-ne-lezhe-4

53-vjeçarja deklaron se nuk ka pasur probleme apo konflikte me persona në mënyrë që të dyshojë tek ndonjë. Ajo i bën thirrje policisë dhe shtetit për kapjen e autorëve pasi është e vetme në shtëpi dhe që nga dita e sotme ajo ndihet e rrezikuar çdo moment të vazhdoje jetesën normale në shtëpinë e saj në Shëngjin. “BalkanWeb” ka siguruar edhe fotot nga shtëpia e 53-vjeçares ku duken qartë dëmtimet dhe shenjat e dhunës në banesë.

grabitje-ne-lezhe-2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: