KORÇE- Një 39-vjeçare nga Maliqi ka denoncuar në polici se vajza e saj ishte larguar pa lënë gjurmë.

Burime zyrtare nga policia e Maliqit bënë me dije se shtetasja me inicialet V.R., banuese në fshatin Vloçisht pohoi dje se vajza e saj 16-vjeçare ishte larguar nga banesa. Ndërkohë, policia është vënë në lëvizje për të gjetur vajzën.

“Më datë 11.09.2018, shtetasja V.R, 39 vjeçe, banuese në fshatin Vloçisht-Maliq, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza e saj shtetasja K.R, 16 vjeçe. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në komunikatën e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: