Një 29-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës, duke pirë lëndë helmuese, pas dhunës nga bashkëshorti i saj. Ngjarja në fjalë ndodhi në Dibër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Behar Reçi, pasi pa gruan në atë gjendje, e cila ishte shtyrë drejt këtij akti pas dhunë psikologjike të 37-vjeçarit, tentoi ta çonte atë me makinë në spital.

NJOFTIMI I POLICISE
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila konsumoi një sasi lënde helmuese duke rrezikuar jetën, 37-vjeçari në gjendje të dehur e transportoi me automjet bashkëshorten për në spital, por humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Behet fjale per shtetasin Behar Reçi.

Policia ka vënë menjëherë në pranga 37-vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit B.R., 37 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas në gjendje të dehur ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare dhe për pasojë kjo e fundit konsumoi lëndë helmuese duke rrezikuar jetën.

Shtetasi B.R., duke transportuar me automjet bashkëshorten e tij për ndihmë mjekësore në spital, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas testit të alkoolit shtetasi B.R., ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur i cili në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: