TIRANË- Një përballje përtej të zakonshmes vjen sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Jo mes dy njerëzve por mes një gruaje dhe një sëmundje të tmerrshme siç është kanceri.

Në një ditë vere të vitit 2011 para televizorit 54-vjeçarja Farie Omeri po shikonte një dokumentar mbi kancerin e gjirit dhe nga informacionet që po merrte rreth kësaj sëmundje vendos të bëj një vizitë, një mamografi në qytetin e saj të lindjes, Fier.

Por atë ditë ajo merr lajmin më të keq, diagnostikohet me kancerin e gjirit. “Bota mu shemb para këmbëve, kur mjekët më njoftuan që duhet të bëja një ndërhyrje, pasi jeta ime ishte në rrezik”, rrëfen Faria.

Ajo jetonte vetëm me nënë e saj dhe deri në ato momente ndihej e lumtur në familje, në pune dhe shoqërinë që e rrethonte.

Në fund të majit 2011 e detyruar, Faria heq gjirin e djathtë dhe nis kimioterapitë pasi sëmundja mund të avanconte. “Flokët filluan të më binin, humbi 10 kilogramë. Qëndroja gjatë gjithë kohës pothuajse në shtrat. Por të gjitha këto përveçse tek unë shkaktuan një goditje fatale për nënën time, e cila në nëntor ndërroi jetë”, thotë 54-vjeçarja.

Tashme, Farie Omeri do të luftonte e vetme me këtë sëmundje të rëndë. “Në dhjetor të 2011 vendosa të lë punën pasi isha e pafuqishme. Marr raport për katër vite dhe nis kurimin”, tregon ajo.

Sot në 2017 ajo ia doli mbanë, e fitoi betejën me vdekjen. 54-vjeçarja për katër vite është trajtuar me kemp dhe më pas i hiqet kempi dhe vendos të rikthehet në vendin e saj të punës, si sporteliste pranë Postës së Fierit. Por aty drejtori aktual nuk ia jep mundësinë, pasi nuk kishte vende të lira. Faria bën përpjekjet maksimale për të rifituar punën e humbur por pa sukses. Nga 2014 e deri më sot ajo jeton vetëm me një asistence prej 2500 lekë të reja.

Jeta e saj është e mbushur me dhimbje, vuajtje, lot, vetmi por ajo nuk është dorëzuar kurrë nga çdo fatkeqësi që i është shfaqur. Ka shpirtin luftarak, e do jetën, e do punën, ndaj sot është pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” për të rrëfyer këtë histori të dhimbshme dhe për t’i dhënë një mesazh të fortë femrave shqiptare. Në fund të emisionit, Faria mori një surprizë, pasi u rikthye në PUnë në Postën e Fierit.

INTERVISTA
Jetën ia ke dedikuar prindërve. Pse nuk keni krijuar familje?

Isha shumë e lidhur me nënën time, atë kam motër, vëlla. E fati.. Isha shumë e përkëdhelur. Isha shumë e lidhur, jo se më mungonte ndonjë gjë. Kam pasur dhe oferta dhe i refuzoja. Pamja e jashtme, nuk më pëlqente komunikimi.

Babain e ke humbur para 20 vitesh..
Po e kam humbur. Kam jetuar me nënën. Kam pasur një jetë të mrekullueshme. Isha shumë e lumtur. Ishte një nënë e komunikueshme. Shkonte ora 3, më priste nëna për drekë. Kam kufizuar pasionet..Isha gjithmonë me nënën.

A je ndjerë e paragjykuar që merrje nënën me vete?
Jo fare. Shoqet e mia e donin nënën time.

Kur e zbuluat që ishit prekur nga kanceri?
Bëra kot një eko. Isha shumë e lumtur. Bëra një mamografi dhe mjeku më tha: “S’më pëlqen kjo gjë”. Pas një javë më tha mjeku: “Je me kancer në gji”. Mu shemb bota. Më tha: “Je me fat që e ke kapur në kohë”. Vetëm qaja. Rashë për një javë 10 kg. Lash datën e operacionit. Mora lejen e zakonshme, pas dy jave e kanë marrë vesh shoqet e mia. E kisha malinj. Isha shumë keq.

Nëna kur e mori vesh?
Nëna e mori vesh kur kisha kancer, pasi bëja kimioterapi, po më binte floku, atë ditë nëna mu paralizua. Shkova në punë dhe më përcëllonte gjoksi. Mjeku më tha se s’duhet të shkoja në punë më. Mjekët dyshuan se kisha 6 muaj jetë, pasi menduan se ishin metastaza. Unë i them motrës që nuk kam asnjë gjë. Shkuam tek mjeku. Më tha që: “dëgjo moj vajzë, nuk ke gjë. Janë hijet e rrezeve dhe jo kancer”.

Ti në 2011 humbe nënën tënde…
Në 21 nëntor të 2011 kur nisa të filloja të bëja rreze, nëna ime humbi jetën. Kam qenë në spital. Mua më ranë dhëmbët. Nuk më treguan se nëna kishte 5 ditë kishte prerë gojë. Në 28 nëntor vdiq. I kam bërë rrugët e Tiranës me lot, vetëm kam qarë.

Ku e gjete forcën për të përballur këto halle?
Jeta është e bukur dhe e dua. Jeta është shumë e shkurtër.

Si ke qenë ti dikur?
Kam qenë e dashur gjithmonë. Por kjo sëmundje më ka bërë më të dashur.

Ke pasur ndonjë inat dikur e sot je penduar?
Po dhe kam pasur. Por i kam lënë të gjitha.

Ti nënën se kishe afër më por kishe dëshirën për të jetuar…por kjo kishte dhe kosto dhe të futën në kemp..
Pasi mu ndërpre kempi në 5 dhjetor të 2015, paraqitem në zyrën e Postës Fier. Trokas dhe hy, i qaj hallin dhe i them se dua të kthehem në punë. Për punën i them, s’dua ti zë vendin një tjetre.

Ti kishe një kemp 4-vjeçar…
Vitin e fundit shkoj në punë dhe i kërkoj drejtorit të vij në punë. Drejtori më thotë: “Farie më vjen keq, por për vitin 2016-2017 nuk ka vende të lira pune”. Por e kishte gabim. Vende pune kishte. Në rastin e dytë më thotë: “Mos hajde më në takim”.
(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb