LONDËR- Një çmenduri e nxitur nga dashuria. Për nder të burrit të saj të sëmurë nga kanceri, një nuse vendosi që ta rruajë kokën e saj.

Craig dhe Joan Lyons të dy 40-vjeçar nga Huyton, Liverpool, njihen që 30 vjet, e Craig gjithmonë ka qenë i dashuruar me të. “Kam rënë në dashuri me të kur ishin 14-vjeçar”, u shpreh Craig.

18 muaj më herët ai vendosi që t’i tregojë asaj se si ndihej dhe më në fund ata vendosën të martohen.
Ndonëse ata e kishin planifikuar më vonë, gjithçka u ndërrua kur Craig kuptoi që është i sëmurë me kancer në pankreas.

Si shenjë solidariteti, Joan vendosi që t’i presë flokët e saj dhe të ecte me kokën e rruar drejtë altarit.

“Kjo ishte hera e parë që Joan e kam parë pa flokë dhe ajo dukej e mrekullueshme”. Ajo është gruaja e ëndrrave të mia”, u shpreh Craig.

Joan i ka dhuruar flokët në një organizatë bamirëse e cila bën paruke për fëmijët të cilët i humbasin flokët gjatë kimioterapisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: