Drejtoria e Përgjithshme e Doganave reagon pas denoncimit të fundit të bërë nga “News24” dhe “BalkanWeb” mbi emërimet nepotike që drejtori Genti Gazheli kishte bërë në institucionin që drejtonte.

“News24” dhe “BalkanWeb” publikuan sot vetëm tre raste, nga dhjetëra që disponojnë, kur persona të të njëjtës familje ndajnë postet në institucionin e drejtuar nga Genti Gazheli. Përkatësisht bëhej fjalë për “Gruaja sekretare e drejtorit, burri doganier. E ëma drejtoreshë, e bija specialiste”.

Duke pranuar emërimet nepotike në këtë institucion, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se këta punonjës janë në administratën doganore që para ardhjes së zotit Gazheli në detyrë si Drejtor i Përgjithshëm.

Sqarim i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave:
?Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ndjen si detyrim për publikun të sqarojë, në lidhje me lajmin e News 24, media e cila prej ditësh hedh baltë mbi këtë institucion, se:
➡️Këta punonjës janë në administratën doganore që para ardhjes së zotit Gazheli në detyrë si Drejtor i Përgjithshëm,
➡️Këta punonjës janë emëruar në detyrat përkatëse në përputhje me ligjin dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi “shmangien e nepotizmit në administratën publike”( Vendim nr.20, date 11.07.2006 i Gjykates Kushtetuese).

Pjesë nga investigimi i “News24” dhe “BalkanWeb”:

Alfreda Trajani është drejtoreshë e komanduar te Burimet njerëzore, ndërsa e bija, Gestina Bregu (Trajani) është specialiste te anti-korrupsioni i Doganave. Ky duket të jetë një rast i paprecedentë në të gjithë administratën shqiptare kur mamaja drejtoreshë promovon të bijën.
Eglantina Kaja është përgjegjëse te sektori i pagesave, ndërsa e bija Enxhi Kaja është doganiere te aposteriori 5 ditor.
Por nepotizmi nuk ka kursyer as paradhomën e Genti Gazhelit.
Ajla Petrela është sekretare e Gazhelit, ndërsa bashkëshorti Alban Fishka është doganier fizik në doganën e Tiranës.
E thënë më thjeshtë, Doganat duket se nuk janë një “çerdhe” ku punësohen dhe promovohen ata që kanë probleme me drejtësinë në vendet fqinje, por edhe nga dy persona nga e njëjta familje, duke shkelur kështu hapur ligjin e nepotizmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb