KUÇOVË

Policia e Kuçovës ka vënë në pranga një 52-vjeçar pas dëshmisë tronditëse të gruas së tij, që ka shkuar në spital në gjendje tepër të rëndë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 52 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja 49-vjeçare me inicialet P. P., është paraqitur në spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë, pasi kishte pirë fostoksinë. Gruaja ka deklaruar për mjekët se kishte tentuar t’i jepte fund jetës nga dhuna sistematike e bashkëshortit. “Piva fostoksinë të vdes, nuk mund të duroja dot më. Burri më dhunon”, mësohet se ka thënë ajo. Më pas gruaja është transportuar në QSUT, për ndihmë më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb