Baily Jean Matheson ishte vetëm 35-vjeç kur u diagnostikua me kancer. Vetëm pak muaj më parë, ajo takoi edhe partnerin e saj Brent Andrews. Pronarja e biznesit në Kanada, u diagnostikua me leiomiosarkoma, një lloj kanceri malinj që zhvillohet në indet lidhëse dhe i kishin mbetur vetëm 12 muaj jetë.

Në mënyrë të mahnitshme, Bailey arriti të mbijetonte 2 vite e gjysmë kur mori një vendim të guximshëm të mos i nënshtrohet kimioterapisë. Në një letër të shkruar nga ajo pak para se të ndërronte jetë shprehej që kërkonte të jetonte pjesën tjetër të jetës që i kishte mbetur ashtu siç besonte që duhej të jetonte. Në kohën e shkurtër që i mbeti të jetonte, ajo vizitoi disa nga miqtë e saj dhe të afërmit përpara se të kalonnte në jetën e përtejme.

Por, ajo shkruante, se vendimi i saj për të jetuar ditët e fundit të saj në mënyrë natyrale pa trajtime apo kimioterapi duhet të ketë qenë e vështirë për prindërit e saj, veçanërisht për faktin që ajo është fëmija e vetme.

“Prindërit e mi më dhanë dhuratën më të madhe duke mbështetur vendimet e mia”-shkruante ajo. “Sa e vështirë duhet të ketë qenë për ta të më shikojnë mua duke ndaluar trajtimet dhe duke lënë natyrën që të bëjë punën”-shtonte ajo.

“Prindërve të mi, faleminderit që më mbështetët mua dhe vendimet e mia gjatë gjithë jetës. Gjithmonë do ta kujtoj mamanë time duke thënë që humbvja e një fëmijë mund të jetë gjëja më e vështirë që një prindër mund të kalojë. Prindërit e mi më dhanë dhuratën më të madhe duke mbështetur vendimet e mia, duke mos iu nënshtruar kimioterapiosë dhe duke më lënë të jetoj pjesën time të jetës ashtu siç besoj të jetë. E di sa e vështirë mund të jetë duke më parë mua duke i dhënë fund medikamenteve dhe duke lënë natyrën që të vijojë.Ju dua të dyve edhe më shumë për këtë”-shkruan ajo ndër të tjera në letrën e saj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb