Të shohësh një miqësi midis një kafshe të egër dhe një qenieje njerëzore është diçka e pamundur. Kjo për arsye se fauna e egër ka cilësi të veçanta që e largojnë nga ne. Mirëpo ndonjëherë natyra na surprizon dhe bëhemi dëshmitarë të përjashtimeve të pabesueshme. Shembulli më i fundit na tregon se çdo kafshë ka zemër dhe ndjenja, shumë ndryshe nga mënyra se si i përshkruan shumica si “thjesht kafshë”. Ne dëshirojmë t’ju tregojmë historinë prekëse të radhës që do t’ju bëjë edhe juve përshtypje.

Brittany, një vajzë amerikane, ishte për një vizitë në një kopsht zoologjik me mikeshën e saj, Natasha. Natasha ishte shtatzënë prej rreth 27 javësh dhe, në pamundësi për të nxituar, ecte tepër ngadalë. Moti i nxehtë e kishte lodhur, ndaj vendos të bëjë një pushim të vogël pranë vendit ku qëndronte një tigër femër në dukje e egër.

Kur e ka parë kafshën të afrohej drejt xhamit ku ajo ishte ulur, vajza e re ka vendosur të bëjë një selfie me të dhe ta shpërndante në rrjetet sociale. Ndërkohë, mikesha e saj, Brittany, ka regjistruar çdo gjë me celularin e saj dhe ka arritur të kapë një skenë tepër të bukur. Askush nuk e kishte imagjinuar se do të ndodhte diçka e tillë.

Sapo tigri ka parë barkun e vajzës, e ka kuptuar se ajo mbante një jetë brenda saj. Reagimi i tigrit ka qenë mahnitës. Ajo zgjatej e lumtur drejt barkut të Natashës përmes xhamit, duke kërkuar të përkëdhelej me barkun e saj përmes xhamit. Natasha e ka vënë re diçka të tillë dhe është çuar në këmbë. Është afruar më tepër me xhamin dhe tigri lëvizi duke mbështetur kokën në barkun e saj. Diçka e mrekullueshmë, apo jo? /Bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb