Një burrë në Rusi ka rënë pre e një mashtrimi të madh. Bashkëshortja i tha se foshnjat, dy binjakë, kishin lindur të vdekur, por kur ai hapi arkivolin pa që brenda tyre gjendeshin dy kukulla.

Daud Daudov, 33 vjeç, fillimisht mendonte se fëmijët e tij ishin ndërruar në maternitet, duke dyshuar se mos kishin rënë viktimë e vjedhjes së fëmijëve ose birësimit. Policia kur mësoi ngjarjen nisi menjëherë hetimet dhe dyshimet e para të tyre tregonin se mos fëmijët ishin marrë nga mjekët.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por këtë të enjte u zbulua e gjithë e vërteta. Gruaja e Daud, Laura rrëfeu se ishte shtirur si shtatzëne dhe kur supozohej se do të lindte, kishte vendosur kukullat brenda një arkivoli.

Ajo tha se e bëri këtë pasi i shoqi prej kohësh donte fëmijë dhe kishte si qëllim për ta bërë atë të lumtur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb