HIMARË

Një grua ka mbetur e plagosur në kokë pas sherrit me bashkëfshataren. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tërbaç në Himarë.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasen M. B., banuese në fshatin Tërbaç, Himarë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ndaj saj ka kallëzuar shtetasja V. B., 41 vjeçe, banuese në fshatin Tërbaç, Himarë, se shtetasja M. B. e ka goditur me gurë dhe për pasojë e ka dëmtuar në kokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: