SPANJE

Gazetarja sportive Sara Carbonero është shtruar në spital. Bashkëshortes se futbollistit të njohur, Iker Casillas i është rikthyer kanceri në vezore.

Në vitin 2019 gazetarja u diagnostifikua për herë të parë me kancer në vezore, ku dhe i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Që prej asaj periudhe 37-vjecarja ja qenë në gjendje të mirë, por gjatë vizitës së fundit u pa se tumori ishte rikthyer.

Mediat e huaja raportojnë Sara Carbonero është shtruar me urgjencë në spital ku do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje kirurgjikale dhe do të ndjekë një terapi.

Familja Casillas po përgatitet për një tjetër sfidë të vështirë. Kujtojmë që portieri i kombëtares spanjolle, Iker Casillas pas zbulimit të tumorit të bashkëshortes së tij ndërpreu karrierën e tij sportive.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb