TIRANA

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje live për News24 ka zbuluar rastin e një gruaje shtatzënë me COVID-19 së cilës i është bërë lindje e sforcuar tek spitali ‘’Nënë Tereza’’.

Gruaja është intubuar tek COVID-1, dhe më pas u dërgua në reanimacionin qëndror të QSUT ku iu bë lindje e sforcuar.

Ajo vijon të jetë në gjendje të rëndë, kurse foshnja 27 javëshe ka shpëtuar dhe është mirë.
Po ashtu edhe një tjetër gruaje shtatzënë i është bërë lindje prematurë, dhe raportohet se është mirë.


‘’Ka rreth 440 të shtruar, 222 më pak se 28 shkurt, që konsiderohet piku i shtrimeve. Ka pasur 662 shtrime, kurse 440 të shtruar.

Kjo ka sjellë lirim të shtretërve, në COVID-2 ka rreth 133 pacientë të shtruar, nga 250 shtretët pas zgjerimit si pasojë e situatës së rënduar. U shtuan shtretër, u hapën dhe pavione të tjera.

COVID-1, dhe në spitale satelit, në 3 dhe 4. Ngarkesa spitalore nga 60-70% të totalit të kapaciteteve, Rënie të ndjeshme 30-40% të ngarkesës spitalore. Urgjenca, 15 në ditë nga 70 muajin e kaluar, vijnë në stadin më kritik të jetës.
Në Nënë Tereza ndodhet e intubuar një grua që ka qenë shtatzënë në mbërritjen, 27 javëshe bebja. Gruaja e re është transferuar në reanimacionin qendror, ku i është bërë lindje e sforcuar për të shpëtuar foshjen, dhe ndodhet mirë, por nëna është intubuar.
Intubimi ka ndodhur para lindjes. Në dijeninë time lindja prematurë është bërë në moment e intubimit.
Në reanimacion qëndror ndodhet dhe një shtatzënë, ka bërë lindje prematurë, dhe informacionet thonë që është mirë.
Në gjendje të rëndë ndodhet ish-mjekja e poliklinikës së iranianit, që kishte 3-4 vite në pension. Ndodhet në intubim. ‘’- tha Erjon Skëndaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb