MAQEDONI E VERIUT

Ish-kryeministri dhe azilanti Nikola Gruevski, ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen nga posti i deputetit. Gruevski dorëheqjen e ka dorëzuar më 5 qershor dhe në gjuhën hungareze. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cil bëri me dije se të Hënën me koordinatorët e grupeve parlamentare do të vendos se si do të veprojnë me dorëheqjen e ish-kryeministrit.

“Është pranuar më 5 qershor. Është dorëzuar në përkthim prej gjuhën hungareze dhe kur do të përkthehet do u dorëzohet deputetëve. Dorëheqja do të shqyrtohet të hënën në koordinim dhe gjatë kësaj do të merren parasysh dispozitat e Rregullores dhe të Kushtetutës të cilat kanë të bëjnë me dorëheqjen e deputetit, por edhe fakti se në Kuvend tashmë ka procedurë përkatëse për marrjen e mandatit të tij” – tha Talat Xhaferri, kryetar i Kuvendit.

Për shkak të procedurave gjyqësore, ish-kryeministri Nikola Gruevski u arratis për në Hungari, ku edhe ka marrë azil politik.

Pas mungesës gjashtë mujore në punën e Kuvendit si deputet, më 29 maj, Komisioni për mandate dhe imunitete me pesë vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe të “përmbajtur”, solli vendim që ti propozojë Kuvendit për ti marrë mandatin e deputetit Nikolla Gruevskit. Vendimi i Komisionit është në rend dite në seancën e të martës më 11 qershor. Por që ti merret mandati, duhet të sigurohet shumicë me 2/3, ose 81 deputetë. Nëse kjo do të arrihet, është e paqartë, pasi deputetët e VMRO-DPMNE-së në Komision nuk votuan aspak, edhe pse vendimi i Komitetit ekzekutiv të partisë, para seancës së Komisionit ishte që deputetët të votojnë “për”. Në qoftë se kryetari i Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, të hënën vendosin ta pranojnë dorëheqjen e Gruevskit të dorëzuar me akt të noterit si deklaratë personale, atëherë ajo do të jetë në rend dite në seancën e 102-të të Kuvendit të caktuar për të martën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb