HUNGARI

Në kuvendin hungarez, opozita shtroi çështjen e kërkesës së azilit të Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrër i Maqedonisë, i cili para disa ditës u arratis nga Maqedonia në drejtim të Budapesit, ku ka kërkuar azil politik.

Opozita ka kërkuar sqarime nga Kryeministri Viktor Orban, ndërsa debati i ashpër ka patur edhe një zhvillim tjetër.

1TV raporton se në dritare të Kuvendit është shpalosur një fotografi e Gruevskit me parullën “VIP Migrant i Orbanit”.

Koalicioni Demokratik ka bërë të ditur për këtë televizion se e ka shpalosur një parullë të tillë me fotografi të azilkërkuesit, Nikolla Gruevski.

Grujo Orban Kuvend
Grujo Orban Kuvend
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb