Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit.

Gruevski me anë të një statusi në “Facebook” shkruan nga Budapesti se jep dorëheqjen si deputet, kurse shton se falënderon deputetët e VMRO për pozicionin parimor të mbajtur në këtë çështje.

“Vendosa të tërhiqem nga funksioni i deputetit. Për këtë vendim ditëve në vijim do ta informoj formalisht edhe Kuvendin. Falënderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët ruajtën pozicionet parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare dhe që nuk iu nënshtruan presioneve.

Falënderoj të gjithë që më dhanë mbështetje pavarësisht presioneve dhe padrejtësive, propagandës së rreme dhe rreziqeve. Dëshmuan se ndjenja për drejtësi, për rezistencë, refuzim dhe rebelim kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas, sa do që qeveria tenton të promovoj vlera tjera në kundërshtim me këto parime”, shkruan ai.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb