Nikolla Gruevski ka dorëzuar kërkesë për azil tek autoritetet kompetente hungareze. Ishte vetë kabineti i kryeministrit të Hungariz, Vikor Orban që konfirmoi lajmin për mediat maqedonase. “Ish kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar arsyet për mundësimin e statusit të refugjatit në Hungari.

Duke pasur parasyshë se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeministër dhe duke marrë në konsideratë rrethanat e sigurisë, autoritetet tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për migrim dhe azil në Budapest, shkruan Alsat.

Autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombëtare”. Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe konsiderojmë se vlerësimi i kërkesës për azil për ish kryeministrit do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik, theksojnë nga kabineti i Orban duke shtuar se nuk mund të ndajnë më shumë informata me opinionin lidhur me procedurën për azil të ish kryeministrit Gruevski para se të përfundojë procedura.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: