MAQEDONI

Arratisja e Nikolla Gruevskit ka ngritur në këmbë autoritetet maqedonase, ndërsa drejtësia atje po përgatit dokumente për të kërkuar ekstradimin e tij nga Hungaria.

Mediat në Maqedoni raportojnë  se kërkesa e Gruevskit për azil është në procedurë e sipër dhe këtë e bazojnë në njoftimet nga Kabineti i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.

Gjithashtu ka dyshime të forta se ish-kryeministri mund të jetë larguar edhe nga Hungaria drejt Turqisë duke mos përjashtuar si alternativë edhe Rusinë.

Këto kanë qenë disa nga aludimet e mediave, por ende nuk dihet “streha” se ku po qëndron ish-kryeministri, i cili është dënuar me dy vite burg në Maqedoni.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb