MAQEDONI

Gjykimi për rastin “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike do të vazhdoj më 30 janar në mënyrë që avokati i caktuar nga gjykata për mbrojtjen e Gruevskit të ketë kohë të përgaditet për rastin. Gjykata ka pranuar edhe kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike që të akuzuarit në arrati Nikolla Gruevski t’i vendoset masa e paraburgimit.

Në fillim të seancës Lile Stefanovska nga PSP-ja ka kërkuar paraburgimin për të akuzuarin Nikolla Gruevski, i cili është në arrati dhe nuk është në dispozicion për autoritetet, ndërsa avokati i tij i caktuar sipas detyrës zyrtare ka reaguar ndaj këtij propozimi dhe kërkoi që vendimi të hidhet poshtë si i pabazë.

Gjyktësi Goran Boshevski fillimisht konstatoi se avokatët e Nikolla Gruevskit kanë hequr dorë nga përfaqësimi i tij dhe i caktoi Gruevskit një avokat sipas detyrës zyrtare.

Avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare për Nikolla Gruevski kërkoi që seanca e sotme të shtyhet në mënyrë që të përgatiten për seancën për shkak të vëllimit të rastit.

Në “Trajektore” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski, se në vitin 2012/2013 i kanë tejkaluar autorizimet e tyre në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e pjesëve të autostradës deri në Shkup dhe Ohër.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: