“Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është shpallur në kërkim pas urdhër-arrestit të lëshuar për rastin “Tanku”, dje është kërkuar në shtëpinë e tij, ndërsa kërkimet do të vijojnë në disa vende. Po kryhen disa kontrolle”.

Kështu deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski para gazetarëve. Spasovski tha se policia punon në analizimin e të gjitha informatave me të cilat disponon. “Të gjitha informatat që i kemi i analizojmë dhe punojmë lidhur me sigurimin e personit, por atë nuk mund ta ndajmë lirshëm në opinion dhe të gjithë së bashku ta ndjekim”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

Lidhur me atë nëse do të hyjnë në selinë e VMRO-DPMNE-së, Spasovski tha se nëse policia ka urdhër, do të hyjë në të gjitha ndërtesat. Po ashtu ai theksoi se policia ka vepruar në bazë të urdhrit të dhënë.
Sipas zyrtarit, fakti që ende Gruevski është në arrati, është përgjegjësi sipas e tij e atyre që përcaktojnë masën e paraburgimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb