MAQEDONI

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për  ish kryeministrin Nikola Gruevski.

Vendimi ka ardhur pasi prej disa ditësh nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e ish kryeministrit, ndërsa mendohet se ai është larguar jashtë vendit.

Mbrëmë Policia e Maqedonisë ka ndërmarrë një operacion në banesën e Gruevskit si dhe në selinë e partisë së tij VMRO DPMNE, por pa sukses.

Gruevski kërkohet nga policia për të vuajtur dënimin prej 2 viteve burg për rastin “Tanku”, e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove duke shkelur ligjin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb