TIRANË

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, deputeti i zgjedhur Ervin Salianji foli mbi zhvillimet e fundit politike në vend si edhe punimet për parlamentin e ardhshëm të dalë ne zgjedhjet e 25 prillit.

“Në cdo demokraci të cunguar, ashtu sic jemi edhe ne, ti ke mjetet jo të plota për t’u përballur me regjimin apo autokracinë. E dëgjoj shpesh që sikur ka një kontradiktë , ju thoni ‘zgjedhjet u vodhën’, po ndërkohë parlamenti…, jo nuk është aspak kontradiktë. Në gjithë vendet perëndimore, psh po të marrim autokraci të tjera të ngjashme me tonën, sic është Putini në Rusi, apo në rastet e Iranit, kur opozitat aty me shumë forcë apo kur i marrin ato vendet që i marrin, shkojnë në institucione për të bërë pjesën e vet.

Pra, nuk ka një gjë që meqënëse nuk i njohim o merr 100% ose ikën 100%, pra nuk jemi në rastin o je o s’je, jemi në rastet ku nuk ka fitore 100% ashtu sic nuk ka marrje 100% dhe nuk qëndron si arsyetim logjik. Nuk mund të themi që kontributi sakrifica, njerëz që janë ekspozuar përballë regjimit, sakrifica të demokratëve që bënë të mundur të arrihet një rritje e PD, padiskutim s’kemi thënë se nuk do kemi përgjegjësitë tonë, analizën më të mirë për të fituar në zgjedhjet e tjera”- tha Salianji, ndërsa solli në vëmendje rastin e Maqedonisë së Veriut.

“PD ka bërë një opozitë në gjithë dimensionet që jeta e regjimit të shkurtohej, por kjo nuk varet vetëm nga PD, varet edhe nga përgjigjja e shoqërisë, elementë të tjerë të cilët qytetarët e dinë shumë mirë. Në politikë është e rëndësishme është të jesh konsistent, të kesh kauza dhe të kesh fuqinë morale, në mbështetjen e tyre.

Kështu ishte edhe opozita e Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut. Gruevski kontrollonte gjithçka, e mori edhe mandatin e tretë, si e mori edhe Edi Rama këtu, po ra brenda një viti. Është rasti i vitit 1991 në Shqipëri, e dimë si përfundoi me zgjedhje në vitin 1992. Kështu që pas ditës së nesërme, PD ka detyrimin që të bëjë gjithçka që shoqëria kërkon dhe gjithçka që kemi parë si defekt në këto zgjedhje. Të gjitha format që do të përdoren në të gjitha dimensionet nga ana e opozitës dhe PD, në fund çojnë në një drejtim në përmbysjen e regjimit me votë. Pavarësisht masës se blerjes së votës, do arrijmë të bëjmë të gjithë ndërhyrjet e nevojshme për të bërë të mundur rikuperimin sa më të shpejtë.” u shpreh Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb