MAQEDONI E VERIUT

Ish-kryeministri në arrati, Nikola Gruevski është takuar me një zyrtar të Ministrisë së Jashtme hungareze, shkruan portali hungarez “444”.  Këtë informacion e konfirmoi edhe Ministria e Jashtme e tyre, duke thënë se nuk është asgjë e veçantë nëse njeriu i tyre takohet me Gruevskin, i cili për shumë vite ka qenë kryeministër i vendit të tij.

Gazetarët hungarez shkruajnë se banesa ku janë takuar Gruevski dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Jashtme hungareze, Ishtvan Jo, duke iu referuar të dhënave nga kadastra, është pronë e dy qytetarëve kinez.

Sipas portalit që të premten e publikoi videon me Gruevskin, raporton se banesa zakonisht u është dhënë me qira mysafirëve përmes “Airbnb”, por dyshimet e tyre janë se ai është në pronësi të shërbimeve sekrete hungareze dhe përdoret për takime. Ndryshe, të premten Parlamenti informoi se deputeti i dënuar, Nikola Gruevski, e ka dorëzuar dorëheqjen tek shtëpia ligjvënëse në gjuhën hungareze dhe, pasi të përkthehet, do t’u dorëzohet deputetëve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb