Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për videon me kokainë që po qarkullon në media për Lefter Allën, kryebashkiakun e Bulqizës dhe thotë që ai duhet të ndiqet penalisht nga SPAK.

Bardhi shton se Lefter Alla të hetohet për moskallëzim krimi për grupin e strukturuar kriminal që i siguroi drogën dhe njëkohësisht që shpërndajnë kokainën në zonën e Bulqizës.

Po ashtu ai bashkë me statusin ka publikuar dhe një video ku thuhet ”Aty ku shkel Rilindja mbin vetëm korrupsioni, krimi dhe droga. Një tjetër bashki u shkel moralisht, një tjetër komunitet u turpërua nga Edi Rama.”

 

STATUSI I GAZMENT BARDHIT

SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!

Fadf
Fadf

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb