Mbrëmjen e sotme në “Open” në News24, me gazetaren Eni Vasili, diskutimi në pjesën e parë është përqendruar në ngjarjen e rëndë ndodhur të shtunën, ku humbi jetën 27-vjeçari Alesandër Sadikaj, pas shpërthimit të eksplozivit në makinën e tij.

Eksperti i sigurisë publike, Fabian Zhilla thotë se ekzekutimet me eksploziv janë format më të rënda të vrasjeve, dhe se në rastin konkret porositësit e vrasjes, mund të jenë një grup kriminal shumë i dhunshëm që këtë metodë e përdorin edhe për të dhënë mesazh pjesës tjetër që mund të kenë prishje kontrate apo konflikte.

 Zhilla: Në lidhje me tipologjinë e këtij shpërthimi, së pari është bërë në rrugë kryesore me sasi të konsiderueshme, është vepruar tërësisht në mënyrë të pamëshirshme duke pasur parasysh se është rrugë shumë e frekuentuar nga familjarë kryesisht. Tipologjia  kësaj ngjarje mund të flasim që kemi të bëjmë një grup, pra ata të cilët  kanë porositur, mund të jenë organizatë jashtëzakonshmit e dhunshme dhe veç ekzekutimit, mund të ketë qenë dhe për të dhënë një sinjal për anëtarët e tjerë të cilët janë në konflikt.

Bie dakord me Klodin kur thotë se kemi të bëjmë me një larje hesapesh për trafik kokaine, sepse kryesisht këto janë ngjarje që synohet të ngjallin terror dhe të japin sinjale. “Ne do vijojmë nëse nuk do realizohet kontrata po me të njëjtën sasi, s’kemi mëshirë”… pra nuk janë treguar të sofistikuar për të qenë të kujdesshëm që mos të kishte palë të tretë të lënduar, sepse mund të kishin ndjekur një rrugë tjetër.

Këtë do ta marrim si ngjarje për të kuptuar nivelin e krimit të organizuar në Shqipëri. Kemi një statistikë, prej vitit 2017 deri në vitin 2021, kemi rreth 40 ngjarje me përdorim eksploziv, që tregon se kjo vijon të mbetet problem  i rëndë në Shqipëri.

Është një nga elementët që përdoret, ose format e ekzekutimit nga grupe kriminale të dhunshme. Mendoj se duhet të filloj të diskutohet dhe të kthehet debatit se çfarë masash parandaluese. Mendoj se do dalin dhe elementë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb