Kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se raporti i Komisionit Europian tregon se në luftën kundër krimit të organizuar kërkohet ende një vullnet i qartë politik.

Ai përmendi se raportet e fundit ndërkombëtare, por edhe në raportet e Prokurorisë së Posaçme, grupet kriminale shqiptare po bëhen gjithmonë e më të rrezikshme dhe po e rrisin aktivitetin e tyre.

Nga ana tjetër, Alibeaj deklaroi se pavarësisht se SPAK ka arrestuar disa zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, numri i të dënuarve nga radhët e tyre mbetet ende i ulët.

Ashtu sikurse progres raporti theksoi krimi i organizuar mbetet ende një problematikë për Shqipërinë dhe kërkon vullnetin e të gjitha institucioneve për të parandaluar sa më shumë pastrimin e parave, financimin e terrorizimit dhe evazionit fiskal.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij theksoi se tre nismat e fundit të ndërmarra nga qeveria shqiptare mbi “Pasaportat e Arta”, “Amnistia Fiskale dhe Penale” dhe “Projekti i Portit të Durrësit”, përbëjnë një rrezik të shtuar në drejtim të sigurisë kombëtare, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit të grupeve të krimit të organizuar, ç’ka njëherazi janë në kundërshtim të hapur me legjislacionin e brendshëm të Bashkimit Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: