Të ftuar në emisionin “Në shënjestër” në News24 të gazetares Klodiana Lala, gazetarët Fatjona Mejdini dhe Xhevahir Zhabina, kanë folur në lidhje me vrasjen e shqiptarëve në Belgjikë.

Sa i përket rastit të vrasjes së Kasandër Nogës dhe Erion Hasenbelli, gazetarja Mejdini është shprehur se fakti që shkëmbimi i zjarrit është kryer në zona të banuara, është një fakt që më shumë i prish punë grupeve shqiptare në Belgjikë, duke qenë se rrezikohet identifikimi.

Grupet shqiptare atje sipas sajë janë të niveleve mesatare, dhe kryejnë krime për motive hakmarrjeje pasi varen dhe drejtohen nga emocionet.

Ndërsa Zhabina ka deklaruar se një ngjarje e tillë ka motive të pastra hakmarrjeje dhe se e gjitha ishte e pamundur të parandalohej.

Mejdini: Kemi një lloj agresiviteti, nëse i referohemi të dhënave të prokurorit publik të Brukselit, është kthyer në një arenë shkëmbimi zjarri. 22 raste shkëmbimi zjarresh që nga fillimi i këtij viti.

Shqiptarët në Belgjikë vriten për pazare droge dhe prostitucioni. Belgjika si Italia ka qenë një nga destinacionet e para të shqiptarëve. Atëherë grupet shqiptare nuk kanë pasur këtë lloj peshe që kanë tani. Me kohën kaluan tek tregu i kokainës, pasi fillimisht nisën me prostitucion dhe lëndë narkotike. Nuk duhet të harrojmë që grupet shqiptare janë në Belgjikë sepse në fillim vitit 2000 kanë gjetur terren të përshtatshëm. Por edhe se Hollanda dhe Belgjika janë portat hyrëse të kokainës.

Shkëmbime zjarri në vende të banuara në BE i prishin punë grupeve kriminale shqiptare më shumë se sa i ndreqin, sepse rrezikojnë identifikimin.

Ka një lloj divize që shpesh nuk thuhet, deri në momentin që kryhet një vepër narkotike, nëse identifikohesh shkon në burg, por në rast se nxjerr armën e qëllon aq më tepër në zonë të banuar, alarmi i organizmave ligjzbatuese shkon shumë larg.

Zhabina: Kjo ngjarje është e shkëputur nga të tjerat se ka motiv hakmarrjen. Në ngjarje të tjera motivi ka qenë prishja e pazareve. Ngjarje të tilla janë shumë të vështira të parandalohen. Personazhe të tilla si Hasenbelli e Noka do ta gjenin mënyrën për të vrarë njëeri-tjetrin. Është një ngjarje që nuk mund të parandalohej, ata do ta gjenin dhe vrisnin njëri-tjetrin. Fakti që janë gjetur në lagje që i njihnin mirë tregon se kishin informacione të sakta se ku mund të gjeheshin.

Lala: Mendon se është vetëm hakmarrje apo janë rikthyer në botën e krimit

Zhabina:Ajo që di ngjarja ka motiv kryesorë hakmarrjen, se për çfarë ka nisur konflikti nuk e di. Julian Çela ka qenë pika e kontaktit aty ka nisur sherri mes të dyve.

Mejdini: Nuk mendoj që dikush shkon në Belgjikë aq më tepër të skeduar për një punë tjeër veç aktivitetit kriminal. Sipas informacioneve të mia nuk kanë arritur të depërtojnë në pjesët e rëndësishme.

Sa i përket arsyes e përse shkojnë në Belgjikë, mund të them sepse është e lehtë për shqiptarët të shkojnë në Belgjikë sot.

Lala: Ata e dinë që drejtësisë nuk do ja hidhnin dot, si ka mundësi që shkojnë?

Mejdini: Hakmarrja siç i qëndron edhe zakoneve shqiptare. Janë kriminelë të nivelit mesatar që varen nga emocionet

Zhabina: Gjaku thërret. Sa për ardhjen e prokurorëve belgë, ata nuk vijnë në Shqipëri vetëm se vriten dy shqiptarë atje. Besoj që grupet shqiptare atje dhe aktiviteti i tyre është shtuar shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: