Ministria e Brendshme, gjatë Komisionit për Çështjet Ligjore, ka pranuar se grupet shqiptare kriminale të trafikut të qenieve njerëzore kanë gjetur një tjetër rrugë të re për migrimin drejt Britanisë së Madhe, përmes Irlandës së Veriut.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi iu drejtua zv.ministrit të Brendshëm lidhur me informacionet që ka pala shqiptare për këto rrugë të reja, ndërkohë që i kujtoi edhe deklaratat e disa politikanëve britanikë, që kanë bërë jehonë në mediat atje se 6 nga 10 persona që kapen janë shqiptarë.

“Deklaratat e politikanëve anglezë apo ato që media britanike ka nxjerrë bën fjalë për 4 nga 10, jo 6 në 10 që dhe ajo është kundërshtuar po prapë nga ta. Një herë u tha 40% pastaj kaloi në 17%. Por natyrisht për pjesën e shfrytëzimit të një linje tjetër nga Irlanda e Veriut, patjetër që kemi informacion. Jemi në dijeni, kjo është lufta ndaj bëhet dhe bashkëpunimi i strukturave, shteteve”, tha zv.ministri Andi Mahila.

Ndërsa Drejtori i Departamentit të Kufirit foli dhe për përdorimin e rrjeteve sociale nga grupet shqiptare kriminale që reklamojnë “biznesin” e trafikut të qenieve njerëzore për në Britaninë e Madhe.

“Ka pasur tendenca qoftë përmes rrjeteve sociale për të angazhuar grupet kriminale për të marrë një numër më të madh e për të rritur fitimet e tyre”, tha ai.

Drejtori i Departamentit të Kufirit: Rrugët, motivet, arsyet, ne kemi bashkëpunim me autoritetet britanike për ti bërë të qartë angazhimin në luftë kundër grupeve kriminale.

Motivet për shtetasit shqiptarë që shkojnë në MB janë të ndryshme, ka pasur tendenca qoftë përmes rrjeteve sociale për të angazhuar grupet kriminale për të marrë një numër më të madh e për të rritur fitimet e tyre, por ka dhe një dicka tjetër që në rrjetet sociale nuk shprehen shumë goditjet që janë bërë qoftë nga pala britanike ose dhe nga informacionet që ne kemi pasur për të goditur këto grupe.

Kryesorja që ne po bëjmë është kemi ngriur urë bashkëpunimi me autoritetet britanike dhe franceze për shtetasit që janë të parregullt ose plotësojnë kushte qëndrimi ne i ripranojmë. Tendencat, flukset, këto ndryshojnë e variojnë qoftë nga rrugët, vlerat e qoftë mudnësitë që gjejnë për të penetruar.

Oerd Bylykbashi: Kur është cështje dëshpërimi nuk bën efekt ndërgjegjësimi nuk sheh fare as postera, as…të gjithë i kemi parë ato jo vetëm videot e grupeve tona kriminale që bëjnë publicitet por dhe politikanë të zëshëm në Angli që vënë gishtin tek fakti që 6 nga 10 që kapen atje janë nga Shqipëria.

A jeni në dijeni që përvec kapërcimit të kufirit të paligjshëm mes BE dhe MB ka nisur të përdoret dhe kufiri i butë mes Irlandës së Veriut dhe MB?

Pra rrugët po shtohen. Së dyti, fakti që po ndodh a duhet të bëjmë marrëveshje shtesë mbi atë të hershmet, a tregon që nuk funksiononte ajo apo është rritur problemi në mënryë të atillë që duhet ta trajtojmë me mjete shtesë?

Nuk është çështje mikrocipas kjo, kupton s’është se është i Phonë 14. Çfarë situate do na krijojë kjo në raport me BE se shumica dërrmuese nuk shkelin vizën britanike por kalojnë nga vendet e BE.

Zv.ministri i Brendshëm Andi Mahila: Për saktësi, deklaratat e politikanëve anglezë apo ato që media britanike ka nxjerrë bën fjalë për 4 nga 10, jo 6 në 10 që dhe ajo është kundërshtuar po prapë nga ta. Një herë u tha 40% pastaj kaloi në 17%. Por natyrisht për pjesën e shfrytëzimit të një linje tjetër nga Irlanda e Veriut, patjetër që kemi informacion. Jemi në dijeni, kjo është lufta ndaj bëhet dhe bashkëpunimi i strukturave, shteteve

Kjo marrëveshje është një nga këto format. Probleme me BE po të ishte numri zero do ishte më e mira e mundshme, nuk është. Parë nga një këndvështrim krijon shqetësim por dhe strukturat përgjegjëse në shtet e BE, në Francë, Gjermani, të cilët janë të ligjshëm mbase në momentin në BE, veprimi i kalimit të La Mansh i bën të paligjshëm.

Ka shumë prej tyre që janë të rregullt në BE, pra nuk përbën problem për BE në këtë moment por kalimi i La Manshit përbën problem.

Trajtimi i mirgacionit të paligjshëm është objekt i punës dhe i organeve të vendeve të BE. Nuk është fenomen i panjohur dhe krijon shqetësim deri në atë fazë se si të përballohet por jo të kalojë në një diskutim… të paktën deri në këto momente. Kur shtetet e BE shikojnë që Shqipëria, institucionet janë të angazhuara plotësisht për minimizimin e burimit të këtij migracioni të paligjshëm, kjo nuk është se kalon në atë shqetësimin që të bëhet shkaktar për mosavancimin e vendit në BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb