Policia vijon të çmontojë kamerat e vendosur  nga grupet kriminale nëpër qytetet e vendit, ndërsa ditën e sotme, sërish në qytetin e Shkodrës janë sekuestruar 20 të tilla, të instaluara në 3 nga lagjet më të frekuentuara.

Konkretisht kamerat janë sekuestruar në lagjet “Dobraç”, “10 Korriku” dhe “Daniel Matlia”. Këto kamera janë vendosur nga grupet kriminale në qytet, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

Kujtojmë se brenda pak ditësh, plani operacional “Fijet” ka çmontuar 79 kamera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb