TIRANE

Të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel ka qenë grupi i njohur “2Die4” të cilët gjithmonë janë mbajtur mend për muzikën origjinale që sillnin që janë shndërruar në hite të padiskutueshme.

Vlen të theksojmë se ata kanë qenë grupi i parë në Shqipëri që sollën muzikë hip hop me tekste që tregonin realitetin në Shqipëri.
Ata janë pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se çfarë mendimi kanë sot për reperët dhe për muzikën që bëjnë, çunat e “2Die4” nuk janë shprehur pozitivë për vetë faktin që sipas tyre muzika që ata bëjnë nuk përcjell mesazh.

“Nuk i kuptoj se çfarë thonë njëherë. Mua nuk më japin mesazh, por muzikë të bukur bëjnë”, është shprehur reperi i njohur Niku Malo.
Më tej ai është pyetur nga Jonida Shehu se çfarë mendimi ka për Taynën dhe a është e preferuara e tij duke qenë se është një ndër artistet më të përfolura dhe të komentuara sot.

“Jo, jo”, është shprehur ai, i cili ka këmbëngulur sërish që nuk jep mesazhin e duhur nëpërmjet këngëve. Ndërkohë Bledar Papathemiu ka thënë se reperët më të mirë për momentin për sa i përket muzikës komerciale janë Noizy, Ledri Vula dhe Capital T.

Më tej, “2die4” ka treguar edhe kishin një lloj “konflikti” me grupin “West Side Family” dhe shpesh shiheshin si rivalë në muzikë.

“Më kujtohet grupi West Side Family në atë kohë në vitet 99’-2000. Nuk kemi pasur konflikt direkt, por në një festival ne në atë kohë nuk na ftuan, ata I ftuan. Lindi dashur pa dashur një lloj xhelozie. Unë më vonë jam shoqëruar, i kam takuar dhe kam respekt për çunat, sidomos për Dr.Florin, shpirti iu prehtë në paqe. Ata tanimë kanë treguar se çdo gjë mes tyre shkon shumë mirë dhe nuk bënin diss-e për të fituar emër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: