Grupi demokrat i opozitës parlamentare ka dalë me një propozim të ri sa i përket Reformës Zgjedhore duke kërkuar ulje të pragut zgjedhor.

Korab Lita, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari kanë kërkuar një ulje të pragut zgjedhor në 2%. Lita ka arsyetuar se një prag 5% bashkë me ndalim koalicionesh thellon hendekun e partive me votuesit. Ai ka shtuar se në zgjedhjet e fundit për shkak të pragut 3% shumë votues kanë ngelur të papërfaqësuar.

Fillimisht propozimi u hodh nga Korab Lita dhe u mbështet më pas nga kolegët Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

KORAB LITA:Pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun. Pragu 2% e plotëson më së miri nevojën e shfaqur. Propozoj që në pikën 2 të nenit të parë, të bëhet jo më pak se 5% të votave të vlefshme por 2% të votave të vlefshme.

MYSLIM MURRIZI: Edhe unë mbështes propozimin e relatorit në emër të opozitës. Që paragrafi 2 i nenit, të ndryshojë pragu. Në propozimin fillestar ka qenë 5%. Por në ndonjë mbledhje tjetër të merret parasysh që të ndryshohet nga 5% në 2%.

RUDINA HAJDARI: Propozimi i pragut zgjedhor 5% nuk ka ardhur nga grupi demokrat, ka ardhur nga deputetë të tjerë. Ulja e pragut do ishte më e drejtë dhe do të krijonte konkurrueshmëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb