SHKODER

Ky 1 qershor ishte ndryshe për femijet jetimë në Shkodër. Në këtë ditë, të vegjlit  argëtohen edhe me shumë kur duart iu mbushen me dhurata, sepse pa surpriza, nuk ka festë. Përfaqësues nga grupi “Hysenbelliu” dhe fondacioni FAB, që gjithmonë është pranë fwmijwve në nevojë, udhëtuan drejt Shkodrës, dhe surprizuan femijet e shtepise se femijeve ne Shkodër, për t’i gëzuar dhe argëtuar ata në këtë ditë, njelloj si bashkëmoshatarët e tyre.

Më shumë se 50 pako me lodra të ndryshme dhe shumë surpriza të tjera, u dhuruan nga grupi Hysenbelliu e Fondacioni FAB për festën e 1 qershorit. Drejtori i shtepise se femijes Gëzim Mahmutaj shprehu mirënjohjen ndaj dhuruesve, ndersa perfaqësues te “Hysenbelliu Group” dhe fondacionit fab uruan fëmijët me dëshirën që të jenë gjithmonë të lumtur dhe të buzëqeshur, si në këtë ditë.

“Ne kemi ardhur nga “Hysenbelliu Group”, nga fondacioni FAB, për t’ju uruar me shumë zemër gëzuar 1 qershorin.” –u  shpreh Klevia Çytozi, perfaqesuese e “Hysenbelliu Group”

“Sot ishte një ditë e bukur për të gjithë ne, për ju në veçanti, sepse kur gëzoni ju ne ndihemi shumë mirë, me dhuratat që na u ofruan nga “Hysenbelliu Group”. Një falenderim për të gjithë ju.” tha Gëzim Mahmutaj, Drejtor i Shtëpisë së Fëmijës

Punonjësja sociale Rajmonda Draçini falenderoi “Hysenbelliu Group” dhe fondacionin FAB për dhuratat e sjella, duke kujtuar se edhe herë të tjera ky fondacion iu është gjendur pranë duke i surprizuar dhe organizuar festa të ndryshme për këta fëmijë, të cilët kanë nevojë më shumë se kushdo tjetër.

“Falënderojmë grupin “Hysenbelliu”, i cili solli dhurata për këta fëmijë, në institucionin tonë. Nuk është hera e parë që “Hysenbelliu Group” ofron dhurata dhe dreka për këta fëmijë në ditë të ndryshme, të festës së Vitit të Ri, të festës së jetimëve, më 20 maj, pra për festa të ndryshme. E falënderoj shumë grupin “Hysenbelliu”, që mbështet në çdo aspekt fëmijët e institucionit. U bëj thirrje të gjithë individëve, shoqatave, institucioneve, firmave të ndryshme që operojnë në territorin tonë, të ndihmojnë këta fëmijë me aq sa kanë mundësi, duke plotësuar sado pak dëshirat e tyre, sepse në momentin që ata dhurojnë është një gëzim i pamasë për këta fëmijë.” U shpreh Rajmonda Draçini, Punonjëse Sociale

Surprizat dhe dhuratat e sjella nga “Hysenbelliu Group” dhe fondacioni FAB jetimeve në Shkodër ua bënë edhe më të bukur festën femijeve, të cilët nuk e fshehën lumturinë në festën e organizuar veçanërisht për ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb