Grupi i famshëm suedez, ABBA ka njoftuar ribashkimin pas gati 40 vitesh. ABBA, një nga grupet më të mëdha të të gjitha kohërave, i cili ka shitur më shumë se 385 milionë disqe në të gjithë botën, do të nxjerrë albumin e tyre të ardhshëm, Voyage, më 5 nëntor.

Albumi i ri përmban 10 këngë dhe u njoftua gjatë një konference për shtypi që grupi mbajti të enjten. “Ne kemi regjistruar një album të ri”, tha Björn Ulvaeus, tani 76 vjeç dhe Benny Adersso, 74 vjeç.

Grupi, bërë i famshëm për hitet e tyre “Waterloo Dancing Queen” dhe “Take a Chance on Me”, u shpërbë në vitin 1982 dhe katër anëtarët ndoqën një karrierë solo. Siç bënë me dije, ata synojnë të japin një koncert virtual në Londër vitin e ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: