Deputeti Flamur Noka, gjatë vizitës në selinë e Partisë Demokratike deklaroi se do të vijojnë takimet me kryetarin e Komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Më tej ai shtoi se tashmë demokratët e dinë se nuk mund të bëjnë përpara  pa fshirë mentalitetin e bravës dhe blindit.

“Demokratët janë tolerantë në natyrën e tyre por edhe mendjehapur. Ata  dinë shumë mirë ase po nuk fshimë mentalitetin e bravës dhe blindit nuk ecet përpara. Kryetarin e Grupit parlamentar do ta takojmë sërish. Kemi rënë dakord për të vijuar bisedimet për mbledhjen e grupit. E respektojmë Alibeajn.

Gjithashtu ai komentoi edhe deklaratën e Alibeajt i cili pas vendimit të Gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetori, tha se do ta ankimojë, Noka u shpreh se ai është njohës i mirë i ligjit dhe se një duhet ta kenë të qartë se vendimet e gjykatave nuk komentohen por zbatohen.

“Edhe zoti Bardhi edhe Alibeaj e njohin mirë ligjin, një gjë është universale. Vendimet e gjykatave nuk komentohen, por zbatohen. në datë 6 mars foli i gjithë populli opozitar”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: